Categories Lajme

Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid 1

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo është shprehur optimist për situatën e pandemisë në vend, teksa ka bërë të ditur se në vend është shënuar 24 orëshi i dytë pa shtrime në Spitalin Infektiv. Kalo shprehet se është ende herët, pasi ka ende punë për të bërë për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë.

”Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT. Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, maskat, higjiena personale dhe kolektive, distancimi fizik dhe vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19”, u shpreh Kalo.

Kalo tha se edhe atyre që u shprhën kundër vaksinimit ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët. “Nëse për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, shoqërisht dhe personalisht ju lutem të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të mantelbardhit”, shprehet ai

Por thotë Kalo, nuk është ende momenti për të “hapur shishet e shampanjave” e për të brohoritur fitore. “Kemi ende udhë për të bërë në tunelin e pandemisë, por dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra”, deklaron Kalo.

Ai siguron se asnjë ditë nuk do të mungojë puna, përkushtimi, përkujdesja e profesionalizmi i bluzave të bardha në betejën e secilit për t’u përballur me armikun e padukshëm. “Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME