fbpx
Lajme

“Person i padëshiruar”, firmoset urdhri i largimit për Ehsan Bidin, agjentin Iranian që dyshohej si i infiltruar (LETRA)

Në 17 Tetor është firmosur letra nga Ministria e Brendshme për dëbimin ndaj Ehsan Bidit, që cilësohet si person i padëshiruar. Shtetasi iranian, në muajin Gusht të këtij viti tentoi të dilte nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë dhe më pas akuzohej si i infiltruar i qeverisë së Iranit brenda kampit MEK në Manzë. MEK reagoi duke thënë se Ehsan Bidi iu dorëzua forcave irakene më 19 prill 2012 dhe ka ardhur në Shqipëri nën kujdesin e regjimit iranian dhe me pasaportë iraniane duke shtuar se, që në vitin 2012 ai nuk ka qenë në asnjë vend me MEK.

“Një azilant, sipas ligjit ndërkombëtar, është një njeri jeta e të cilit është në rrezik në vendin e tij të origjinës. Por Bidi është në mëshirë të regjimit iranian dhe ka ardhur në Shqipëri me pasaportën e tij të re tëlëshuar nga regjimi iranian. Cila është e vërteta lidhur me Bidi? Bidi, disa anëtarë të familjes së të cilit ishin ekzekutuar për shkak të mbështetjes së tyre për PMOI, shkoi nëAshraf, Irak, në vitin 2002.  Në 2003 dhe 2004, nëna dhe vëllai i tij shkuan në Ashraf nga Irani dhe kaluan disa ditë me të, për ta nxitur të qëndronte nëAshraf. Por pas sulmeve më28-29 korrik 2009 dhe 8 prill 2011, ai nuk mundi ta toleronte më situatën dhe menjëherë pas zhvendosjes në Kampin Liberty, më 19 prill 2012, iu dorëzua forcave irakene. Atë e transferuan në hotelin Mohajer, i cili kontrollohej nga elementë tëMOIS dhe të forcave terroriste Qods në Irak-Bagdad. Së shpejti, ai u rekrutua nga MOIS”, ishte një pjesë e reagimit të MEK.

Kujtojmë se nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur persona ‘Non Grata’ rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë. Edhe vitet e fundit dy diplomatë iranianë u dëbuan nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2018 u dëbua edhe krye-diplomati i Ambasadës Iraniane në vendin tonë. Ndërkohë po hetohen edhe persona të tjerë që mund të ketë bashkëpunuar i riu i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.(Lexo reagimin e plotë)

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button