Lajme

“Personalitetet” kërkojnë vaksinën/ Të moshuarit mbi 80 vjeç në Vlorë: Na vaksinoni, kemi merita

Ky i moshuar nga qyteti i Vlorës është 82 vjeç dhe për shkak të kontributit që ka dhënë gjithë jetën e tij mendon se meriton të vaksinohet. Ai këtë të shtunë shkoi në qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do shkojë edhe të dielën, ditën e cila u shpall nga Kryeministri Rama si dita e vaksinimit të personaliteteve.

“Dyqind herë do të vij edhe po të mos jetë radha ime unë do ta kërkoj. Unë vjet në 3 mars jam operuar nga zemra kam bërë 3 bypasse radha më vjen kur të vijë arkivoli”, tha i moshuari.

Por në qendrën e vaksinimit në Vlorë çdo ditë shkojnë shumë të moshuar që kërkojnë vaksinën si vlerësim për punën e tyre të dikurshme “Na kanë nxjerrë jashtë loje ne që kemi punuar në atë kohë e kemi bërë aksion e kam bredhur pas burrit oficer kur e ka kërkuar partia”, tha e moshuara.

“Ajo ka vdekur bashkë me mua s’ekziston më, unë kam qenë mjeshtër dhe përgjegjës në fabrikë qumështi. Edhe personalitetet njerëz janë edhe ne njerëz jemi kur të vijnë të paktën na thotë”,  tha i moshuari.

Të dielën nis nga Tirana vaksinimi i 80-vjeçarëve dhe personalitete. Deri më tani janë bërë të ditura disa emra, por edhe nuk ka një njoftim se cilët janë personalitetet që do vaksinohen të parët.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close