Categories Lajme

Personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës

/ATSH/- Deputeti i PS, Ilir Beqaj sugjeron që personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës. Beqaj shprehet se “u mbushën 13 ditë nga përjetimi i një dramë të rëndë kombëtare. Tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë shqiptarësh të pafajshëm, plagosi me qindra të tjerë dhe la pa strehë mbi 12 mije persona.  Edhe pse vëmendja e opinionit shqiptar, përfshirë edhe botën shqiptare anë e mbanë, është e mbërthyer te pasojat e kësaj ngjarjeje shkatërrimtare dhe te përpjekjet e gjithanshme të fillimit të rindërtimit, duket se afrimi i fundvitit ka sjellë në pah, siç ndodh tradicionalisht, përzgjedhjen e personazhit të vitit 2019”.

“Një numër mediash, forumesh e organizatash po fillojnë të mbledhin vota dhe propozime konkrete, në lidhje me personazhin e vitit që po lemë pas. Dëshiroj dhe unë që modestisht të sugjeroj personazhin e vitit 2019: Spitalin Universitar të Traumës. Jo një person të caktuar, jo një figurë publike, as politikan, as sipërmarrës, as gazetar apo njeri të artit e kulturës: një institucion që duket se përfaqëson më të mirën e asaj që përjetuam në vitin që po mbyllet”, thekson ai. E bëj këtë propozim, thekson Beqaj sepse më duket se emri i këtij spitali është i lidhur me të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të 2019. Gjysma e parë e vitit u dominua nga ngërçi politik. Bashkë me ngërçin politik Tirana ka përjetuar 10 protesta jo të zakonshme, të cilat prodhuan stres dhe përplasje, disa herë të ashpra e fizike.

“Kurse gjysma e dytë e vitit është dominuar nga dy tërmete jo të zakonshëm. I pari, në shtator drithërues, ndërsa i dyti shkatërrimtar dhe me 51 fatalitete. Spitali Universitar i Traumës ishte përherë aty. Edhe në këto momente kyçe, por edhe në përditshmërinë që pakkush e sheh, por që është e mbushur me përballimin e një volumi sfidues e shpesh të jashtëzakonshëm situatash, jo rrallë mes jetës dhe vdekjes. SUT ja ka dalë të jetë një institucion në lartësinë e emrit që ka, Qendra Kombëtare e Traumës së vendit”, shprehet deputetit i PS-së.

Beqaj thekson se “kanë spikatur profesionalizimi, përkushtimi, përulësia dhe humanizmi i të gjithë stafit të mrekullueshëm të këtij institucioni. Heronj të heshtur të ditëve tona! Do të ishte e padrejtë të veçoja cilindo nga mjekët, infermierët e personeli teknik i SUT. Prandaj sugjeroj që personazh i vitit 2019 të shpallet Spitali Universitar i Traumës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME