Categories Lajme

Personi pa jetë nxirret me vinç nga pallati në Tiranë, s’ka hapësirë për të ulur arkivolin

Shqipëria ka ndërtuar pa plan.  Tirana është shembulli më i qartë i mungesës së planit dhe ndërtimit në mënyrë krejtësisht kaotike pa një ide të qartë.

Lagje të ndërtuara në mënyrë të mbrapshtë dhe planet individuale kanë bërë që kryeqyteti ynë të jetë i parregullt dhe aspak i bukur, por ngjarja që ka ndodhur sot thyen çdo rekord.

Mund të themi me plot gojë se babëzia e ndërtuesëve është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri. Aq sa shpesh herë apartamentet ndërtohen jashtë çdo standarti vetëm e vetëm për të përfituar sa më shumë nga qytetarët e shkretë që duan të blejnë apartamente.

Një skandal i vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në Yzberisht të Tiranës ku një person që ka humbur jetën po nxirrej nga apartamenti me vinç, pasi shkallët janë të ngushta.

Sipas qytetarëve të skandalizuar që kanë dërguar fotot pranë redaksisë së Joq Albania, shikohet se si një vinç i gjatë është përdorur për të lëvizur trupin e të ndjerit.

Kjo pamje duhet të na vrasë sytë dhe t’a na bëjë që të shohim më qartë në lidhje me atë çfarë po ndodh me vendin tonë. Babëzi, babëzi dhe mungesë planesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME