Categories Lajme

Përurohet hoteli me 5 yje në Tiranë/ Klosi: Shenjë e rritjes së cilësisë në turizëm

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i pranishëm në përurimin e hotelit MK Group, investim i Tirana Biznes Park, tha sot se “ardhja e një emri të madh në Tiranë e një hoteli me 5 yje është një shenjë e mirë e investimeve në fushën e turizmit dhe pranimi nga të gjithë tashmë, që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion i jashtëzakonshëm turistik”.

Në fjalën e  tij në ceremoninë e përurimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, përfaqësues të kompanisë MK Group, etj, ministri Klosi theksoi se “ceremonia e hapjes së hotelit MK Group pranë Rinasit, në Tiranë është një shenjë e jashtëzakonshme në kuadër të përfundimit të pandemisë dhe dhënies së një shenje të fortë se Tirana në Shqipëri do të shërbejë për të promovuar jetën e mirë dhe natyrën, do të shërbejë si një mekanizëm shumë i fortë në jetën ekonomike në vend”.

“Realizimi në kohë rekord i këtij projekti shumë të rëndësishëm për hotelerinë shqiptare  me mbi 80 dhoma ofron standardet me 5 yje në vend.

Ky hotel është shenjë e jashtëzakonshme e rritjes së cilësisë të asaj që duam të arrijmë në Shqipëri dhe shumë shpejt do të jemi konkurrent në rajon”, – nënvizoi Klosi.

Sipas tij, ardhja e kompanisë së dytë gjermane e emrave me 5 yje do të shërbejë që të ketë më shumë kërkesa për Shqipërinë, më shumë personel të punësuar.

“Veç të tjerave këto investime u krijuan pa burokraci dhe me zero problematik”, – tha Klosi.

Ambasadori gjerman Zingraf tha se “është shumë mirë të kem fatin të përuroj një hotel këtu në Tiranë dhe të prezantoj këtë hotel, këtë investim të madh gjerman dhe të jem këtu me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit. Hapësira është e madhe dhe jam i gëzuar që shoh këtë punë të realizuar”.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë MK Group u shpreh se “jemi të gëzuar që përfunduam hotelin në Tiranë, në Shqipëri. Zbuluam njerëz miqësorë në Shqipëri dhe jemi të gëzuar që t’ju themi mirëserdhët turistëve nga e gjithë bota në hotelin me 5 yje në Tiranë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME