Categories Lajme

Pesë arsye përse duhet të shkoni te restorant “Taverna e Miqësisë” në Nartë- Vlorë, ndër më të preferuarit në Jugun e Shqipërisë

Pesë arsye përse restoranti “Taverna e Miqësisë” në Nartë është kthyer në ndër më të preferuarit në Jugun e Shqipërisë. Pas një vëzhgimi të detajuar në tregun e restoracioneve në Vlorë, jemi ndalur në një prej restoranteve më të veçantë që gjendet në hyrje të fshatit Nartë (ish-restorant “Berberi”).

“Taverna e Miqësisë” është kthyer tashmë në një destinacion në Jugun e Shqipërisë për shumë arsye ndër të cilat mund të përmendim: profesionalizmin, veçantinë, cilësinë,sigurinë për klientin dhe padyshim aspektin ekonomik.

1. PROFESIONALIZMI Restoranti eshte një iniciativë e një cifti të ri nga Vlora, ku drejtues është kuzhinieri vlonjat Arsen Llambro, i cili pas një përvoje disa vjeçare , ka hedhur pasionin e tij në pjatë dhe bashkë me një ekip mjaft të koordinuar servirin ushqim ku fokusi qendron tek mikëpritja dhe shërbimi cilësor.

2. VECANTIA Ndërthurja e natyrës mes gatimeve cilësore është një pikë kyçe në servirjen e çdo pjate në Tavernën e Miqësisë, çka e bën ushqimin akoma më të shijshëm. Kjo duket qartë tek gatimet e servirura në dru, ëmbëlsirat në shishe vere, e të zbukuruara me lule të stinës.

3. CILËSIA Në çdo pjatë që përgatitet theksi vihet tek cilësia e çdo produkti që përdoret. Të gjitha produktet e detit janë të freskëta dhe zgjidhen me kujdes vetëm pak kilometra larg, direkt nga anijet në portin e peshkimit. Për dashamirësit e mishit, ai zgjidhet në fshatrat e lumit të Vlorës dhe sigurohet të jetë rritur në natyrë.

4. SIGURIA PËR KLIENTIN Në këtë periudhë të vështirë pandemie, siguria për klientin mbetet fokus kryesor. Taverna e miqësisë ka një ambient mbi 250m2 çka mundëson që tavolinat të kenë një distance të konsiderueshme nga njëra-tjetra.

Po ashtu, i gjithë stafi, që nga procesi i gatimit e deri tek servirja, përgjatë gjithë kohës së punës, përdor maska dhe paisjet e tjera mbrojtëse me qëllim që siguria të jetë maksimale. Ambientet e restorantit desifektohen cdo dite.

5. CMIME TË KËNAQSHME Edhe pse është një restorant me cilësi të lartë në cdo aspekt, aty gjenden çmimet më të kënaqshme, kjo për arsye se filozofia e familjes që drejton restorantin është “ushqim cilësor dhe i lirë për të gjitha shtresat”. Shefi i restorantit e klasifikon “delikatesën” si normale dhe për këtë arsye raporti cilësi-çmim është si askund tjetër… Për të tjerat… provojini vetë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim

Elbasan, Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim. Shërbimet e Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME