fbpx
Lajme

Pesë të shoqëruar, policia: Si ndodhi ngjarja

Zbardhet përplasja me a rmë z jarri që ndodhi dje në një kantier, ku në konflikt u përfshinë dy biznesmen, ndërsa një prej tyre mbeti i p lagosur bashkë me një kalimtar të rastit. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka bërë me dije se janë vënë në p ranga pesë persona, ndërkohë që një është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve u bë ar restimi në flagrancë i shtetasve: Albert Allmuça, 53 vjeç, për v eprën p enale “Moskallëzim i k rimit”; Sino Llanaj, 46 vjeç, për v eprat p enale “G oditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i k rimit”; Sh. B., 41 vjeç, për veprat p enale “Mbajtja pa leje e a rmëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i k rimit”; S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për v eprën p enale “Moskallëzim i k rimit”; Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën p enale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ngjarja Në përfundim të veprimeve të para h etimore ka rezultuar se shtetasi Sino Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri. Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qël luar me a rmë z jarri. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button