Lajme

Peshëngritje/ Evangjeli Veli shkruan historinë, kampione Europe në dygarësh

Evangjeli Veli shkruan historinë e peshëngritjes shqiptare, sepse shpallet kampione e Europës në dygarësh, një arritje që nuk e kishte bërë askush më parë. Evangjeli Veli ka ngritur 208 kg në dygarësh dhe merr një medalje të artë historike për vendin tonë.

Peshëngritësja shqiptare ka marrë medaljen e argjentë në stilin e shtytjes, ndonëse ka ngritur të njëjtën peshë me Kamila Konotop, por ajo e ngriti e para këtë peshë.

Një garë shumë e bukur është zhvilluar në Parkun Olimpik, në palestrën “Feti Borova” edhe në stilin e shtytjes për peshën 55 kg për femra. Evangjeli Veli dhe Kamila Konotop rivalizojnë për medaljen e artë, por në fund feston Konotop që merr medaljen e artë në këtë dispilinë.

Evangjeli Veli ka ngritur 108 kg në provën e saj të parë në stilin e shtytjes, ndërsa në provën e dytë peshëngritësja shqiptare ngre 111 kg dhe konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes. Edhe në këtë stil vazhdon rivaliteti me ukrainasen Kamila Konotop (113 kg) dhe belgen Nina Sterckx (111 kg).

Evangjeli Veli tenton 113 kg në provën e tretë, për të ruajtur medaljen e artë në dygarësh. Peshëngritëshja shqiptare merr medaljen e argjentë në stilin e shtytjes (sepse Kamila Konotop ngriti e para peshën 113 kg), por shpallet kampione Europe në dygarësh me 208 kg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close