Categories Lajme

Peshkarexha përplaset me velierën britanike “Blue Moon”, shpëton ekuipazhi në Durrës

Pas 24 orësh nga incidenti në brigjet e detit Adriatik, një tjetër ngjarje ka ndodhur gjatë natës. Raportohet se gjatë natës, një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur.

Forcat e rojes bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi. Fatmirësisht, as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë që ndodheshin në bordin e velierës “Blue Moon” nuk kanë pësuar dëmtime. Paraprakisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth 15 milje larg bregut.

Veliera është përplasur në pjesën e bashit me një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti në det. Në pritje të ndihmës, peshkarexha “Perëndesha” e ka tërhequr velierën drejt portit të Durrësit ku pritet të qartësohen edhe detajet e këtij aksidenti detar në një hapësirë ujore, ku trafiku nuk është i rënduar.

Një ditë më parë si rezultat i përplasjes nga trageti i linjës Durrës-Bari u mbyt anija e peshkimit “Elton I”, ndërsa policia kufitare shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME