Categories Lajme

Peshkatari 63 vjeç godet për vdekje me thikë 12 herë gruan e tij 29-vjeçare

Policia ka arrestuar një 63-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij 29-vjeçare, kur ajo tentoi ta linte.

Mediat italiane raportuan se Ernesto Favara ishte i mbuluar me gjak dhe kishte ende armën e vrasjes në dorë, ndërsa u kap nga policët në shtëpinë e tyre në Castelvetrano, Siçili në prag të Krishtlindjeve.

Peshkatari 63 vjeç godet për vdekje me thikë 12 herë gruan e tij 29-vjeçare

Ambulanca shkoi në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin viktimën Maria Amatuzzo, e cila u godit me thikë disa herë në bark. Favara, i cili punon si peshkatar dhe tregtar, u mor në pyetje, por ushtroi të drejtën e tij për të qëndruar në heshtje.

Ndërsa motivi i tij nuk është vërtetuar plotësisht, gjetjet paraprake sugjerojnë se ai e vrau Marian pasi ajo u kthye për të marrë disa sende pasi ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë.

Çifti jetonte së bashku për më shumë se pesë vjet dhe kishin së bashku dy vajza binjake katërvjeçare, ndërsa Maria gjithashtu kishte dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Peshkatari 63 vjeç godet për vdekje me thikë 12 herë gruan e tij 29-vjeçare

Policia italiane tha se fëmijët kanë gati një vit që jetojnë në një strehë për fëmijë. Favara ka gjithashtu dy fëmijë nga një martesë e mëparshme, e cila përfundoi kur gruaja e tij vdiq nga një sëmundje.

Hetimet fillestare sugjerojnë se Maria u përpoq të ikte nga sulmuesi gjatë incidentit, por nuk mundi të shpëtonte pasi Favara e mbajti dhe e plagosi 12 herë me një thikë kuzhine.

Kapiteni i policisë Pietro Calabro tha për mediat lokale: Konflikti mes të dyve ishte i njohur. Karabinierët po hetojnë rastin dhe Favara i është caktuar masa e paraburgimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME