
Humoristi i njohur shkodran Besnik Çinari ka pësuar një atak të fortë kardiak. Lajmi konfimohet nga miqtë dhe familjarët e tij ndërsa bëhet me dije se Çinari është dërguar me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Besnik Çinari është një nga humoristët më të njohur jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë. Ai është një skenarist tashmë i sukseshëm i komedive të cilat kanë mbushur teatrin “Migjeni” dhe sallat e teatrove të tjerë në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Miqtë dhe kolegët e tij e përkufizojnë si: “Një improvizues të mrekullueshëm dhe gjithmonë në biseda për artin”.