Categories Lajme

Peticioni për ndryshimin e kodit penal vjen në Vlorë, të mërkurën në orën 12:00

Nga Anisa Bahiti

Përshendetje! Uroj që ky mesazh t’ju gjejë sa më mirë. Që prej ngjarjes tragjike të vrasjes së një tjetër gruaje në Shqipëri; asaj të Sabrina Bengaj, mora një vendim për të reaguar sa më shpejt dhe në mënyrë urgjente në lidhje me aktet kriminale që kanë pushtuar vendin tonë. Për këtë, bashkë me një grup vajzash pjesë e jetës publike në Elbasan dhe qytetare aktive, ndërrmorëm hapat për lancimin e peticionit “Ndryshimi i Kodit Penal në Shqipëri“.

Brenda 24 orëve lancuar në rrjetet sociale me qëllim sensibilizimi, peticioni ka grumbulluar më shumë se 1500 firma. Ky peticion ka si qëllim të shtrihet në të gjjthë Shqipërinë, në qytetet më kryesore të saj me qëllim mbledhjen e sa më shumë firmave për të shpëtuar një jetë. Ndaj kam menduar që ditën e mërkurë në orën 12:00 peticionin ta sjellim në qytetin e Vlorës në sheshin pranë Teatrit. Të ftojmë qytetarët, aktivistët dhe çdo njeri që e ndjen detyrim shoqëror të japi kontributin e tij për të kërkuar ndryshime serioze në kodin penal dhe masën ndëshkimore parandaluese si dhe dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për këdo që merr jetën e një njeriu.

Me kënaqësi pres bashkëpunimin tuaj për realizimin e këtij peticioni me sukses. Unë jam e bindur që të gjjthë bashkë mundemi të bejmë ndryshime të mëdha në emër të jetës.
Anisa Bahiti
Drejtore Infowebtv
Publiciste/Aktiviste

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME