Categories Lajme

Pezullohen dy policët në Vlorë, DETAJE

Dy punonjës policie të akuzuar për kultivim droge dhe shpërdorim detyre, janë proceduar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Sipas SHÇBA-së, dy policët janë pezulluar nga detyra dhe u ndalohet ikja jashtë vendit.

INFORMACION- SHÇBA ekzekutoi vendimin penal për 2 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre, a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për 2 punonjës policie në Komisariatin e Vlorës, në kuadër të procedimit penal, viti 2021, për veprat penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ dhe ‘Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 284 dhe 248 i Kodit Penal.

Ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ për punonjësit e policisë:

 -L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë;

-M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa SHÇBA Vlorë vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe rasteve të shpërdorimit të detyrës që lidhen me favorizimin e kultivimit të narkotikëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME