Lajme

Pezullohen nga detyra 6 policë të Korçës, mes tyre shefi i Komisariatit dhe ai i Qarkullimit

Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi qarkullimit Kelmend Pikuli. 4 të tjerët janë punonjës të qarkullimit.

Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës i ka hetuar personat ne fjale kryesisht për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

Rasti 1 : Një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua pas orës policore në qarkullim pas përfundimit të një riti fetar në një familje, dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin e-albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

Rasti 2 : Një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative por mbetet e paqartë situata se për se është ngritur akuzë për këtë ngjarje.

Inicialet e punonjësve të tjerë të qarkullimit : P.F , G.H, Ç.K, K.K. Hetimi bëhej për çështje të klandestinëve, dhe efektivët e Korçës ranë në përgjim duke u rezultuar rastet e sipërpërmendura.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: