Lajme

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit, shkak moti i keq

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe te peshkimit. Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si me posht  Era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës; dhe jashte gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar ! Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike per mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit do të jete në daten 01.02.2021 ora 16:00.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close