Categories Lajme

Pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, vonesa me tragetet në Durrës dhe Vlorë

Është pezulluar sërish lundrimi detar për mjetet e vogla në Vlorë, si pasojë e erës së fortë dhe detit të trazuar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se është ndaluar nisja e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, ndërkohë që vonesa ka pasur dhe në zbritjen e pasagjerëve nga trageti Brindisi-Vlorë, të cilët prej një ore qëndojnë në radë.

Vonesa me tragetet ka pasur sakaq edhe në Durrës. Burimet bëjnë me dije se “Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje.

“Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare, pasi ka pasur vonesa dhe në përpunimin e të dhënave.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të ankorohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.

Njoftimi i plotë i kapitenerisë së Vlorës:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datën  09.12.2021  në  drejtimin  Jug-JugPerëndim  në  forcën  5-6bft  brenda gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft  15-20m/s  dhe  lartësi  dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE ,  ANIJEVE TË  PESHKIMIT  QË  OPEROJNË  JASHTË  GJIRIT TË  VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN  E  TYRE.

PËR SHKAK TE KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE TE PERKEQESUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE KA MBERRITUR NE PORTIN E VLORES POR NUK ESHTE AKOSTUAR, PO QENDRON NE RADE, ME PËRMISIMIN E KUSHTEVE HIDROMETEOROLOGJIKE DO TE AKOSTOHET PER TE SHKARKUAR PASAGJERET DHE AUTOMJETET.

Përmisimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  09.12.2021  /  14:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME