fbpx
Lajme

Pezullohet përsëri transporti i pasagjerëve nga tragetet e linjës Vlorë-Brindis, puna vijon vetëm për kamionët e mallrave

Të martën e 22 dhjetorit në portin e Vlorës 116 shtetas kanë hyrë në Shqipëri. Vetëm pak ditë pasi nis puna për mbërritjen e pasagjerëve në Shqipëri nga Italia, nga porti njoftohet se tragetet e linjës Vlorë- Brindisi do pezullojnë përsëri punën ne tyre deri më datën 27 dhjetor për transportin e pasagjerëve ndërsa puna do vijojë vetëm për kamionët e mallrave. Sot nga porti kanë hyrë vetëm 116 pasagjerë, ndërsa fluksi më i lartë është shënuar ditën e dielën me 400 pasagjerë të kthyer nga Italia drejt Shqipërisë. Pasagjerët e ardhur sot, një pjesë e tyre thonë se janë kthyer për festat e fundvitit ndërsa pjesa tjetër kthehen pas vizitave tek familjarët, apo kontrolleve shëndetësore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button