Categories Lajme

Pfizer dhe BioNTech dhurojnë vaksina kundër COVID-19

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord të dhurojnë vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për atletët dhe stafin e Lojërave Olimpike Verore Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë vit pasi u shtynë për shkak të pandemisë, njoftoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CON).

“Në kuadër të planeve për të garantuar Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike të sigurta dhe të Tokio 2020, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për të dhuruar doza të vaksinave kundër COVID-19 për pjesëmarrësit e Lojërave nga Komitetet Kombëtare Olimpike dhe Paraolimpike në të gjithë botën”, theksoi KON në faqen e tij internetit.

“Komitetet Olimpike Kombëtare do të punojnë me qeveritë e tyre lokale për të koordinuar shpërndarjen në përputhje me udhëzimet e vaksinimit të secilit vend dhe në përputhje me rregulloret lokale”, shtoi ajo. KON vuri në dukje se pritet që një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve në lojëra do të jenë vaksinuar para se të mbërrinin në Japoni “bazuar në reagimet nga Komitetet Olimpike Kombëtare dhe Komitetet Kombëtare Paraolimpike”. Lojërat janë planifikuar të zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht, por pa spektatorë të huaj për shkak të masave të sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME