Categories Lajme

Pipero: Qeveria s’ka asgjë në dorë, mbani distancë dhe maska

Përmes një postimi në orët e vona të natës, mjeku epidemiolog Pëllumb Pipero, i është drejtuar me një thirrje qytetarëve në lidhje me koronavirusin, numrat e të cilit janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit në Shqipëri.“Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit! Ështe trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllën kufijte, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shume se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë. Virusi është ende midis nesh! Po si dhe me cfarë mund ta luftojmë?! Vetëm me një armë! Me distancë dhe me Maskë”- shkruan Pipero.

Ja postimi i plotë i Piperos: Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me nje mesazh nga une/dhe ne, të pa gjumit! Eshte trishtuese te degjosh se Shqiperise i mbyllen kufijte, eshte edhe më trishtuese te degjosh se sot,disa muaj mbas fillimit te epidemise, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 te semure, shume më shume se sa u shtruan ne nje dite, ne fillim te kesaj epidemie ne vendin tone.

Dhe pse valle?! Mos virusi u zhduk! Mos valle pandemia mbaroi! Mos valle virusi nuk qarkullon më mes nesh dhe me ne cdo dite, orë e minute! Mos vallë shkenca zbuloi nje vaksine?! Mos valle ne mjeket kemi ne dore nje medikament kunder ketij virusi ende vrases?JOVirusi eshte ende midis nesh!Ne ende nuk kemi nje vaksine!
Ne ende nuk kemi nje ilac ndaj tij!Po si dhe me cfar mund ta luftojme?!Vetem me nje arme! Me distance dhe me Maske!
Ndaj sot, ne fillim te kesaj dite te re, po ju lutem: Ruani distancen dhe mbani masken!Ndryshe do na ktheni shume mbrapa ne kohe, edhe pse te hapur brenda nesh, do jemi te mbyllur per Europen!Ju lutem me degjoni SOTNeser eshte shume von!Qeveria nuk ka asgje ne dore! Gjithcka eshte ne duart tona!

Ju lutem me degjoni mua! Mos degjoni politikanet sot! Degjoni specialistet!Maska dhe distanca!Vetem kaq mjafton!Kaq pak, per te perfituar me shume liri ne pandemi, me shume ekonomi ne pandemi, me shume argetim ne pandemi, dhe aspk izolim me botën qe po hapet cdo dite!Na i hiqni kufite, duke i vene kufi virusit, thjesht dhe vetem me nje maske dhe distance!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME