Lajme

Piramida e Tiranës drejt transformimit në qendrën më të madhe të teknologjisë

Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga transformimi rrënjësor që po pëson Piramida. “Piramida e Tiranës drejt transformimit në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon”, shkruan Rama, teksa shton se, ky është “një projekt arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV”.

Piramida e Tiranës po transformohet në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan – AADF.

Projekti i rijetësimit të Piramidës parashikon një godinë transparente dhe plot dritë. Gjithashtu, projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografi, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: