Categories Lajme

Pirro Dhima ‘korrigjon’ gazetaren: Nuk jam me origjinë shqiptare, por grek i lindur në Shqipëri

Ish-kampioni i peshëngritjes, Pirro Dhima ka replikuar me një gazetare greke e cila në një shkrim e kishte cilësuar me origjinë shqiptare.

Në fakt, artikulli i gazetares Elena Akrita nuk kishte të bënte me këtë fakt, por për një rast të guximshëm të Dhimës kur si deputet i PASOK ndaloi deputetin e Agimit të Artë , Nikos Michos të godiste politikanin e SYRIZA, Petros Tatsopulos. Ajo e vlerësoi për këtë duke shkruar ekzaktësisht në median greke ”Ta Nea”: Kampioni ynë me origjinë shqiptare me qëndrimin e tij i jep një mësim demokracie të gjithë Parlamentit Grek.

Dhima në një replikë e falenderon gazetaren për vlerësimin por i shkruan se: Përshëndetje zonja Akrita. Unë do të doja të ju falënderoj për referencën tuaj për mua në artikullin tuaj në “Nea”. Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare. Unë jam një grek i lindur në Shqipëri, një fëmijë i pakicës. Sigurisht që do të ishte e paqëllimshme, thjesht doja ta theksoja. Të jeni mirë dhe faleminderit shumë ”.

Pirro Dhima u lind në vitin 1971 në Himarë në një familje minoritare greke. Ai si peshëngritës u formuar fillimisht në vendlindje dhe më pas në Tiranë, teksa ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 1989. Më pas emigroi në Greqi pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri dhe përfaqësoi vendin fqinj teksa arriti suksese të mëdha si tre medalje të arta olimpike rresht dhe shumë çmime kompeticionesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME