Categories Lajme

Pirro Dhima rigjen sërish dashurinë (Foto-Video)

4 vite pas humbjes së bashkëshortes, peshëngritësi Pirro Dhima ka rigjetur dashurinë. Mediet greke shkruajnë se zemrën ia ka vjedhur atletja greke, Afroditi Skafida. Dhima siç raportojnë mediet greke ka qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë me atleten, por së fundmi ai ka bërë daljen e tij të parë publike me të.

Çifti ka qënë në një event të organizuar nga Ioanna Ciambani. Si Dhima, ashtu edhe Afroditi nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe duket se nuk shqetësohen nga blicet e fotografëve. Afroditi është një atlete mjaft e njohur dhe e talentuar.

Ajo garon me ekipin olimpik të Greqisë në kërcimin e shkurtër dhe mban rekordin kombëtar grek për lartësinë 4.48 . Më 30 janar 2010 vendosi një rekord të ri Panhelenik gjatë një dite në pistë të mbyllur, duke kaluar 4.41 m. Nga shkurti deri në qershor 2019 ajo mori pjesë në reality shoë-n e mbijetesës Survivior në Sky ku konkurroi me skuadrën greke

Piro Dhima u rikthye në qendër të vëmendjes pas vdekjes se nenes se tij qe u gjet e pajete në shtëpinë e saj në Himarë. Policia bëri me dije se e moshuara kishte qëndruar në shtëpi e vdekur për disa ditë. Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij.

Mediet greke e kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou. Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës. Bashkëshortja e tij ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rekuperuar.

Si u largua Piro Dhima nga Shqipëria; Ai u largua në 7 shkurt 1991 për në Greqi gjoja për një operacion, por nuk u kthye më në vend. Krahas Greqisë, ku ka dhënë kontributin më të madh, Piro Dhima ka edhe disa rezultate me Shqipërinë para viteve ’90. Piro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi e renditën Shqipërinë të dytën në Kupën e Kombeve të mbajtur në dhjetor 1990 në Antalja të Turqisë.

Një sukses i ngjashëm u arrit për Shqipërinë edhe në Aalborg të Danimarkës, ku Dhima pati kontakte me drejtues të Federatës Greke të Peshëngritjes. Në këto takime ai shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta, por situata politike në Shqipëri nuk lejonte daljen nga vendi.Kështu, Dhima shpiku një operacion që do të kryhej në Athinë. Ai shkoi dhe nuk u kthye më duke marrë  shtetësinë greke në vitin 1992 ku edhe filloi të prezantojë Greqinë nëpër gara ndërkombëtare. be.k/abcneews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME