fbpx
Lajme

“Pishat na ranë mbi shtëpi” Familja nga Vlora tregon tmerrin e mesnatës së janarit

Mesnatën e 11 janarit, rrebeshi i shiut bëri që dherat e kodrës bashkë me pemët të binin mbi shtëpinë e familjes Alira,j në lagjen 15 tetori në Vlorë. Banesa tanimë rrezikon shembjen e plotë, ndërsa i zoti i shtëpisë, Kozma Aliraj tregon momentet e asaj nate të cilat siç thotë ishin të tmerrshme.

”Dëgjuam një zhurmë dolëm përjashta pastaj pishat që janë lart kishin rënë mbi shtëpi. Edhe lapidari rrezikohet të vijë poshtë. Kisha një stallë me lopë këtu brenda dhe tre ngordhën dy i lashë s’kisha si i mbaja” thotë pronari i shtëpisë.

Familja Aliraj, jeton aktualisht tek të afërmit. Autoritetet i kanë urdhëruar që të dalin nga banesa, por pa u siguruar një vend ku do të qëndrojnë. ‘‘Erdhën ata shpresë për strehim nuk na dhanë vetëm na thanë dilni përjashta” shprehet ai Emergjencat Civile në Vlorë, u kanë thënë atyre se pas përmirësimit të kushteve të motit do të shikohet mundësia e ndërhyrjes.

”Na kanë premtuar që të hapet koha mirë e do heqin dheun” thotë zonja e shtëpis .Nga rrëshqitja e dheut, familjes i kanë ngordhur edhe bagëtitë, që ishin edhe burim të ardhurash për ta. ”Po investimet e një jete e burrit qe ka qene ne emigracion jetoj me lopë” thotë ajo

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button