Categories Lajme

Pista/ Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz, ku janë përqendruar hetimet

Jak Prenga është 49-vjeçari i marrë peng një ditë më parë në Kamëz, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Prenga kishte blerë një makinë disa kohë më parë shumën e parave me të cilat e kishte bërë të tijën nuk e kishte shlyer të gjithën, ndërsa dyshimet e policisë janë se kjo mund të jetë edhe arsyeja e pengmarrjes së tij nga dy persona të maskuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “London” rreth orës 11:45  të ditës së djeshme, ndërsa skena është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, të cilat janë sekuestruar, por që identifikimi i autorëve ka qenë i vështirë për shkak se kanë qenë të maskuar.

Qytetarë të shumtë e kanë parë ngjarjen për të cilën thonë se dy persona e kanë marrë Prengën me forcë pas një debati mes tyre duke e futur në makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Ndërkohë, që pista kryesore për të cilën dyshon policia është ajo për borxhe, nga ana tjetër mendohet se autorët bashkë e pengun në makinë janë larguar drejt Fushë-Krujës në vendin e njohur si “Ura e Gjolës”, por ende nuk ka gjurmë që të mund të çonin në gjetjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME