Categories Lajme

“Pistoletën e bleva 200 euro”, rrëfehet Habib Rexha: Arian Gosa më kërcënoi me jetë 2 herë

“Arian Gosa më kërcënoi dy herë se do më vriste mua dhe familjen time, ndaj unë e vrava”. Kështu deklaroi 31-vjeçari Habib Rexha përpara grupit hetimor, lidhur me ekzekutimin e kryer më pasditen e 21 majit në qytetin e Kavajës. Pas vetëdorëzimit, Rexha shpjegoi se si e përgatiti vrasjen e Goses, si dhe faktin se armën tip pistoletë e bleu në kufi me Kosovën për 200 Euro.

“Arian Gosën e kisha ndeshur dy herë përpara ngjarjes në qytetin e Kavajës teksa ndihmoja vëllain tim në biznesin që kishte. Sa herë më ka parë më është drejtuar duke më thënë se do të më zhduk mua dhe familjen time. I ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e vëllait tim të ndjerë, Altin Rexha, kam shkuar në Kukës në kufi dhe kam marrë kontakt me një Kosovar, të cilit i kam kërkuar të më gjejë një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë TT që ia kam blerë për 200 Euro”.

Më tej në dëshminë e tij, ai tregon se i lindi ideja për ta vrarë Arian Gosës sapo e pa tek lokali ku ndodhi ngjarja. “Më datë 21 Maj pasi kam ndenjur tek puna e vëllait deri në orën 16:00- 17:00 kam marrë makinën Volksëagen Tuareg, dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete dhe e kisha të mbushur. Sapo kam hipur tek shkallët e lokalit kam vënë re Arian Gosën të shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar. Më pas ika me vrap dhe mora makinën të cilën e kisha lënë rreth 200-300 metra larg”.

Përpara hetuesve, Habib Rexha ka shfaqur pendesë megjithatë ai ka shtuar se gjithçka e ka bërë nga frika. Vrasja Arian Gosës, është vazhdim i përplasjeve mes familjeve Gosa dhe Rexha. Konflikt ky që ka zanafillat që në 29 Mars të 2023, ku në Kavajë u vranë Edmond Gosa, vëllai viktimës dhe Altin Rexha i njohur edhe me emrin Sali, vëllai autorit, Habib Rexha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME