Lajme

Pjesë e organizatës për trafikim droge, arrestohet 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

32-vjeçari A.L. i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge është kapur dhe arrestuar provizorisht në Durrës për t’u ekstraduar drejt Italisë.

32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 32-vjeçarit A. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close