Lajme

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Lezhë

Lezha nuk gjen qetësi.  Bëhet me dije se mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Një konflikt mes të rinjve në një bilardo, përfundoi në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” dhe  i plagosur  ka mbetur 22-vjeçari Aleks Laska, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close