Lajme

Plagòset me thikë 27-vjeçari në Bajram-Curr, përfundon në spital

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në Tropojë. Burime zyrtare nga policia bënë me e dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram-Currit.

Të njëjtat burime bënë me dije se shtetasi me inicialet B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: