Një minator 31-vjeçar është dëmtuar gjatë punës së tij në minierën e Kromit në Bulqizë.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth rës 11.05. I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
NJOFTIMI Bulqizë/ informacion paraprak Me datë 24.03.2021, rreth orës 11.05, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.