Lajme

Plagoset minatori në Bulqizë, kolegët e dërgojnë me urgjencë në spital

Plagoset minatori në një subjekti minerar në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme kur minatori Atli Alimani është aksidentuar rëndë në këmbë. Fillimisht aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit të plagosur dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, minatori kishte plagë të rënda në këmbë dhe ky fakt i ka detyruar ta dërgojnë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close