Categories Lajme

Plagosi me thikë dy persona në Sarandë, arrestohet autori 52-vjeçar, policia i gjen municione luftarake dhe lëndë plasëse në banesë

Paraditen e kësaj të shtune, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë pas një konflikti për motive të dobëta, Fatmir Jashari, 52 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasit Edmond Sulo 54 vjeç dhe Spiro Llambri 62 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore  dhe 3 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi i 52 vjeçarit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME