Lajme

Plagosi me thikë policin, jepet masa e sigurisë për 60-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli 60-vjeçarin Thodhor Mërkuri që goditi me thikë efektin e policisë, Redin Çaushaj në fshatin Pilur në Himarë.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masë “arrest me burg” për 60-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës (15 gusht) në Pilur, ku efektivi, i cili jashtë shërbimit, ndërhyri për të ndarë një sherr mes disa personave.

Por punonjësi i policisë Redin Çaushaj është goditur me thikë nga 60-vjeçari, i cili pas ngjarjes u arratis dhe u vendos në pranga mëngjesin e sotëm (16 gusht) nga uniformat blu në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

25 vjeçari ishte me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close