Lajme

Plagosi vajzën brenda dhomës së hotelit në Durrës, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit

Një p lagosje me a rmë z jarri ka ndodhur brenda dhomës në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e Durrësit bën me dije se Fatbardh Doda ka qëlluar me pistoletë një vajzë 23-vjeçare në ambientet e një hoteli dhe më pas është arratisur. Vajza e re ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit 32-vjeçar.

Njoftimi i policisë Durrës: Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka pl agosur me a rmë z jarri p istoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë r rezikut për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Grupi h etimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: