Lajme

Plagosja e 19 vjeçarit në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ku i riu Arlin Beta qëlloi me thikë 19-vjeçarin Erius Tuçe.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Autori është vënë në prangat e policisë ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.  Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close