
Sherri për motive banale i ndodhur në lagjen “Tasim Shehu”, të kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme ka degjeneruar deri në përdorimin e armës duke shkaktuar plagosjen e një personi, pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani, pasi më parë ishin zënë në një lokal të zonës. Pas përplasjes në lokal, 49-vjeçari e ka qëlluar të riun me armë në një rrugicë aty pranë.
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç. Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.