
Xhirimi i gomave të makines u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve në Gjadër të Lezhës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Dorjan Gjini. Raportohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.
Pas një debati me ofendime, ata kanë shkuar për tu sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.
Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe ne ato momente i dyshuari G. M., ka nxjerrë armen e zjarrit që mbante me vete, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini.
Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes G. M., është shpallur në kërkim policor.