Lajme

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, policia gjen të djegur një “Audi Q7”

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e një nate më parë në Vlorë ku mbeti i plagosur me armë zjarri 37-vjeçari Diego Hanaj. Në drejtim të Hanaj është qëlluar me pesë plumba.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar tetë persona. Mësohet se ata kanë qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe janë pyetur nëse kanë parë ndonjë detaj që mund të çojë në zbardhjen e rrethanave të saj dhe identifikimin e autorëve.

Në vendin e ngjarjes ka gjashtë kamera sigurie dhe policia këqyr pamjet filmike të marra prej tyre. Mëngjesin e sotëm policia ka gjetur një makinë “Audi Q7”, të djegur në fshatin Trevllazër, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe pastaj i është vënë flaka për të humbur gjurmët.

“Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7″, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, pranë një marketi, para pallatit ku banon 37-vjeçari ku disa persona hapën zjarr teksa po udhëtonin me një automjet. Hanaj ka marrë plagë plumbi në dorë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: