Lajme

Plagosja e Andrea Kalemit në Greqi, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Edmond Papës

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Paxos të Greqisë. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Andrea Kalemi.

Kalemi kishte shkuar në Greqi për pushime. Siç shkruan Protothema, 51-vjeçari është plagosur në portin e Lakka-s. Dyshimet e para janë për larje hesapesh.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një bashkatdhetar, i identifikuar nga autoritetet. Ky i fundit ka shkuar atje nga një ishull i Italisë.

Protothema shkruan se shqiptari u plagos pas një sherri që pati fillimisht mes dy personave.

Në momentin e krimit nuk ka pasur dëshmitarë, por disa persona thanë se dëgjuan një të shtënë dhe kur dolën jashtë panë një person të shtrirë në tokë. Pas kësaj 51-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia po vijon hetimet për këtë ngjarje, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Dyshohet se plagosja e Kalemit ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close