fbpx
Lajme

Plagosja mbrëmë në Lezhë, detaje të reja si u përplasën dy pronarët e dyqaneve

Report Tv zbardh detaje të reja nga konflikti që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales.

I plagosur mbeti Ardian Kola 37-vjeç, ndërsa autori që është ende në kërkim nga policia është Aleksandër Dedgjonaj.Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Report TV mëson se i plagosuri dhe autori kanë të dy biznese dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas ka marrë armën.

Kola u plagos me armë zjarri në këmbë, pasi u qëllua nga autori Dedgjonaj, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh. Konflikti mësohet se ka lind për cështje biznesi, ndërsa vijojnë hetimet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button