Lajme

Plagosje me armë zjarri, thika e sende të forta, konflikti në Fier nisi mes dy familjeve

Policia e Fieri ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Sipas policisë konflikti ka nisur mes dy familjeve ku janë dëmtuar me sende të forta Gentian Zhapa dhe D.Zh, ndërsa K.L. dhe E.M. janë lënduar me mjet prerës.

Pas këtij konflikti të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit , për të marrë ndihmë mjekësore por në urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër,  A.Zhapa baba i Gentian Zhapës.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar forca të shumta policie duke bërë të mundur bllokimin dhe shoqërimin e dy personave E.B. e D.B. Sipas policisë E.B dyshohet edhe të këtë kryer plagosjen me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe FNSH dhe shërbimet e  Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen  edhe të një personi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë policia njofton se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: