Lajme

Planeti nuk po gjen qetësi ne Papua Guinenë e Re, këtë herë tërmeti është 6.2 ballë

Një tërmet me fuqi prej 6.2 balle i shkallës Rihter ka go.ditur sot Papua Guinenë e Re, bëri të ditur Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 4 të pasdites sipas kohës lokale dhe epiqendrën e kishte në thellësi prej 30 kilometrash. Pavarësisht se dridhja ndodhi afër bregdetit, autoritetet e këtij vendi nuk kanë lëshuar ndonjë al.arm për cunami. Sipas një zyrtari australian, zona ku ndodhi tërmeti nuk ka popullsi të dendur dhe dizajni fleksibil i ndërtesave ndikoi që dëmet nga të.rmeti të jenë të kufizuara. Ende nuk ka raportime për lëndime apo dëme materiale, shkruan “Daily Mail”. Rajoni ku shtrihet ky shtet është njëra prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

Image

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close