Lajme

“Plas” në mes të detit/ Anija turke tenton të përplasë grekët (Video)

Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme në detin Egje, mes grekëve dhe palës turke. Protothema shkruan se një anije turke ka bërë një sërë manovrash të rrezikshme me qëllim përplasjen e anijes greke por ekuipazhi i saj është përgjigjur me të shtëna paralajmëruese.

Menjëherë pas të shtënave paralajmëruese, anija turke u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa një roje bregdetare bërtiste “Kthehuni po jua mbajti”. Ishin peshkatarët grekë ata që njoftuan autoritetet portuale për lëvizjet e turqve dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.

“Një varkë patrullimi e Gardës Bregdetare Helene lundroi në zonën detare për t’iu afruar tre mjeteve lundruese turke që kishin kaluar ne ujërat territoriale greke nën mbikëqyrjen e një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare Turke. Fillimisht turqit tentuan të largonin anijen greke nga zona dhe më pas tentuan ta përplasnin. Ekuipazhi i Rojës Bregdetare Helene u detyrua të gjuante të shtëna paralajmëruese,” tha roja bregdetare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close