Lajme

Plas sherri në Fier, punonjësit e bashkisë grisin banderolën e LSI-së para takimit të Ramës

Një incident ka ndodhur në Fier, në sheshin ku kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin e tij përmbyllës në orën 18:00. Në përgatitjet që po bëhen për takimin që do të mbajë kryeministri, është hequr gjithashtu edhe banderola e LSI që ishte vënë në sheshin ku do të mbahet takimi ditën e sotme. Heqja e banderolës është bërë nga punonjësit e bashkisë Fier. Menjëherë në vendngjarje , ka mbërritur kandidatja për deputete e LSI për qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj e cila ka hyrë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi për të kërkuar llogari mbi aktin e bërë.

Mehmetaj ka hasur në pengesën e punonjësve të bashkisë për të hyrë në zyrën e kryetarit Subashi. Megjithëse është orar zyrtar i punës dhe punonjësit e administratës nuk duhet të përfshihen në fushatë brenda këtij orari, përpsëri nuk kanë munguar të gjitha përgatitjet deri në detaje në mënyrë që të gjitha të jenë gati për takimin që do të mbajë kryeministri Edi Rama në ditën e sotme. Duke qenë se do të jetë takimi përmbyllës në Fier, u është kushtuar shumë vëmendje detajeve, pjesë e të cilave ka qenë edhe heqja e banderolës së LSI në vendin ku do të mbahet takimi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: