Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Aksdenti ndodhi në aksin Plasë – Pojan, pranë fshatit Pendavinj. Nga raportimet e para, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra – tjetrën e për pasojë ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve të makinave. Policia ka shkuar drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Categories
Lajme