Categories Lajme

Plasi 8-vjeçarin në Durrës, drejtuesi i mjetit futet në qeli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 66-vjeçar ka përplasur me furgon një fëmijë 8-vjeçar. Njoftohet se drejtuesi i mjetit furgon Q.N, banues në Sukth, ditën e sotme rreth orës 16:05 ka aksidentuar 8-vjeçarin G.G, i cili kishte qenë duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e aksidentit të ndodhur në fshatin Jubë, për fat të keq fëmija ka ndërruar jetë. Policia njofton se 66-vjeçari që po drejtonte mjetin është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Durrës Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth. Ky shtetas  më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin  G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME