Categories Lajme

”Plas”në veri të Kosovës, serbët djegin makinën e policisë-mbi turmën gaz lotsjellës

Nuk ka ende qetësi në veri të Kosovës; banorët lokalë janë ngritur në protesta pasi kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Ata kanë djegur një makinë të policisë e zona është mbushur me gaz lotsjellës. Disa media lokale thonë se kundër forcave të rendit është qëlluar dhe me armë zjarri, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Aksioni i policisë, që ende po vazhdon është shtrirë në disa rajone në Kosovë, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, Prishtinë dhe Peje. Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e para të ditës dhe po vazhdon vendi . Deri tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore po kryhen në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u zhvilluar kontrolle dhe bastisje në objekte të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Reporterët e REL në Mitrovicën e Veriut raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME