Categories Lajme, Turizëm

Plazh dhe trafik, fundjava në Vlorë si në një ditë normale (Foto)

Në një ditë kaq të bukur vlonjatët pas shpalljes së Vlorës qytet i gjelbër kanë anashkaluar disi rregullat e diktuara nga përhapja e koronavirusit dhe kanë shfrytëzuar bregun e detit për të marrë rreze dielli. Përgjatë gjithë bregut ka patur dhe qytetarë që kanë lënë plazhin pas ndërhyrjes së policisë.

Ndërsa në zona të caktuara brenda qytetit të Vlorës ka pasur dhe trafik sikur të ishte një ditë normale në një kohë kur fundjava do të ishte vetëm e pensionistëve dhe e prindërve me fëmijë. Pandemia duket se është harruar nga banorët e këtij qyteti bregdetar. Kujtojmë këtu që në Vlorë vetëm 5 persona u infektuan dhe një prej tyre ndërroi jetë. Të tjerët u shëruan.

Ndërkaq opertatorët turistikë që prej ditësh ankohen për vonesën e çeljes së sezonit dhe kanë shumë paqartësi në lidhje me masat që duhet të marrin janë mbledhur nga Kreu i Bashkisë Dritan Leli. Mbrëmjen e së premtes ata u takuan në një orar kur duhet të ishin të izoluar dhe simbolikisht çelën sezonin veror. Leli garantoi se janë përmbushur protokollet shëndetësore që tursitët që vijnë në Vlorë.

“Të fillojmë që nga sot përgatitjet për një sezon turistik të suksesshëm, aqse edhe kushtet do të na lejojn ëta kemi një të tillë”, tha Leli. Ndërsa opertorët turistikë kërkuan që të dalin me një paketë të përbashkët turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME