Lajme

Plazh në ketë kohë, italiani në Vlorë: Policia nuk më lejon të marr rreze

Në këtë kohë pandemie në Vlorë kanë filluar përgatitjet për sesonin turistik. Ditët e fundit autoritetet përkatëse kanë konfimruar se tashmë është hapur sezoni turistik por për shkak të masave parandaluese për pëhapjen e koronavirusit nuk lejohet që qytetarët apo pushuesit të qëndrojnë në plazh.

Policia nuk lejon grumbullimin e dhe frekuentimin e bregdetit, herë pas here ajo i largon qytetarët. Një ndër personat që ka tentuar të shijojë detin ka qenë edhe një turist nga Napoli i Italisë, por që uniformat blu nuk e kanë lejuar. Italiani shprehet se ato i kanë thënë se mund të shëtisë anës detit por nuk mund të qëndrojë dhe të futet në det. “Nuk di ku mund të qëndroj. Isha këtu pranë palzhit,erdhi policia dhe mëe largoi. Policia me tha se nuk mund të qëndroj në det, por vetëm të shëtis. Qëndrova pak në afersi të bregut të detit, por erdhi sërish policia dhe më largoi.

Nuk e di çfarë të bëj, une nuk flas shqip. Unë thjesht po merrja rreze dielli,por policia nuk na lejon tashmë duhet te iki, te shkoj ne shtepi”, është shprehur turisti. Ndër të tjera italiani ka theksuar se ai tashmë është pensionist dhe Vlora është një qytet i bukur për të qëndruar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: