Categories Lajme

Plazh në kohë pandemie, protokolli po zbatohet, por frekuentimi nuk lejohet

Operatorët turistikë në Vlorë kanë nisur të vënë në zbatim protokollin e plazhit në kohën e pandemisë. Çadrat në plazhe po montohen në largësinë 3.5 metra metra, dhe hotelet janë gati.  Por në qytetin bregdetar pushuesit janë të paktë edhe për faktin se edhe këtë të dielë të lahesh është e ndaluar. Petrit Gabaj, me metër në dorë po sigurohet të zbatojë protokollin e plazhit në kohën e pandemisë. Por në plazhin e tij nuk ka asnjë pushues. Në det është ende e ndaluar të futesh. “Kam lënë distancën 10 metra, këtu kalojnë dhe qytetarët që bëjnë shëtitjen buzë detit. Njëkohësisht do të ruaj distancën, atë udhëzim që ka dhënë qeveria.”

Adnand Aliaj ka hotel dhe administron edhe një pjesë plazhi. Në hotel thotë se nuk ka asnjë turist, pasi askush nuk shkon deri në Vlorë vetëm për të parë detin. “Kur vinë në hotel dhe nuk mund të shfrytëzojnë plazhin. E rëndësishme për momentin është hapja e plazheve, sidomos për hotelet, gjithmonë duke mbajtur distancën dhe duke ndjekur rregullat që janë vendosur.” Në emër të gjithë operatorëve turistike, kreu i Shoqatës kërkon hapjen e plazheve  dhe të kufijve pasi thotë se biznesi po kalon ditë të vështira, por është vendimtare për çfarë do të vijë me tej. “Hapja e kufijve tokësorë, të vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Hapja e kufirit me Kosovën, siç e ka hapur Mali i Zi dhe Greqia që në 4 maj dhe mendonim se do të ishim një hap përpara të gjithëve sepse edhe shifrat i kemi më mirë sesa Greqia apo shtete të tjera.” Vlora ka nisur kështu sezonin turistik pa bujë, ndërsa Bashkia synon të tërheqë sa më shumë turistë duke luajtur edhe kartën e turizmit patriotik këtë verë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME